Kryetarja e Bashkisë Durrës, Emiriana Sako, ka reaguar pas akuzave të opozitës lidhur me funksionimin e hidrovorëve gjatë përmbytjeve.

Ajo theksoi se të dy hidrovorët e Porto Romanos, i vjetri dhe i riu po punojnë me kapacitete maksimale, duke shmangur përkeqësimin e situatës.

Sako shtoi se pa punën e tyre, situata gjatë ditëve të fundit do të ishte shumë më e vështirë për qytetarët.

Postimi i plotë:

Shoqëruar nga një debat i vazhdueshëm dhe akuza nga opozita nëse punojnë apo jo hidrovorët në Durrës, madje deri nëse a ka apo jo hidrovor qyteti, situata e këtyre ditëve të vështira për të gjithë, do të ishte shumë herë më e keqe në rast të mosfunksionimit të tyre. Të dy hidrovorët e Porto Romanos, i riu dhe i vjetri, po punojnë me kapacitete maksimale.