Ditën e sotme kryebashkiakja Emiriana Sako ka inspektuar punimet për rehabilitimin e kanalit të ujërave të larta nga shkolla “Demokracia” deri në bashkimin e tij me kanalin kryesor në Porto Romano.
Në një postim në rrjetin social “Facebook” Sako ka bërë me dije se kjo është faza e dytë e punimeve, “ku 2.3 kilometra të këtij kanali do të mbyllet dhe pjesa tjetër do të jetë pjesërisht e hapur me skarpate anësore të rregulluara”.
Kryebashkiakja thekson se “rehabilitimi i kanalit të ujërave të larta është një investim mjaft i rëndësishëm” që po bashkia Durrës po kryen në shërbim të qytetarëve.
Postimi i plotë:
Rehabilitimi i kanalit të ujërave të larta është një investim mjaft i rëndësishëm që po kryejmë në shërbim të qytetarëve.
Gjatë inspektimit të punimeve për rehabilitimin e kanalit të ujërave të larta nga 📍 shkolla “Demokracia” deri në bashkimin e tij me kanalin kryesor në Porto Romano.
👉 Rehabilitimi i tij deri në shkollën “Demokracia” ka përfunduar pak kohë më parë ndërkohë që kjo është faza e dytë ku 2.3 kilometra të këtij kanali do të mbyllet dhe pjesa tjetër do të jetë pjesërisht e hapur me skarpate anësore të rregulluara, duke kryer kështu rehabilitimin e të gjithë kanalit.
📌 Mbyllja e këtij kanali në disa zona u shërben banorëve duke lehtësuar qarkullimin e tyre. Ky investim do të sjellë gjithashtu një impakt mjaft të vlefshëm në parandalimin e përmbytjeve në disa lagje të qytetit. ✅





