Kryebashkiakja e Durrësit Emiriana Sako ka inspektuar ditën e sotme nga afër punimet për rikonstruksionin tërësor të Qendrës Kulturore për Fëmijë.
Në postimin e saj në rrjetet sociale, Sako shkruan se “Kjo qendër do të kthehet në një hapësirë multifunksionale që do t’i shërbejë edhe më mirë nxitjes së aktiviteteve kulturore dhe argëtuese për fëmijët e Durrësit.”
Ndër të tjera, ajo shprehet se në përfundim të punimeve rreth 1000 fëmijë do të frekuentojnë sektorin e Artit, Sportit dhe Shkencës.
Postimi i plotë:
Duke ndjekur nga afër punimet për rikonstruksionin tërësor të Qendrës Kulturore për Fëmijë.
Kjo qendër do të kthehet në një hapësirë multifunksionale që do t’i shërbejë edhe më mirë nxitjes së aktiviteteve kulturore dhe argëtuese për fëmijët e Durrësit.
Në përfundim të këtij fëmijë do të frekuentojnë sektorin e Artit, Sportit dhe Shkencës. do të ketë ambiente me standarte bashkëkohore ku rreth 1000 fëmijë do të frekuentojnë sektorin e Artit, Sportit dhe Shkencës.