Ditën e sotme, kryebashkiakja në detyrë e Durrësit ka inspektuar punimet në disa nga pallatet me dëmtime DS1-DS3, ku janë duke u riparuar ambientet e brendshme dhe të jashtme.

Sipas kryebashkiakes, “vijon me ritme të larta rikonstruksioni i pallateve që po transformohen krejtësisht në mjediset e brendshme, por edhe nga pamja e jashtme duke krijuar një atmosferë krejt të re në blloqet e banimit. Janë 615 pallate që po rikonstruktohen nga të cilat 394 janë në prag të përfundimit ndersa në pjesën tjetër puna vijon me shpejtësi”.

Në postimin në rrjete sociale, Sako thekson se në përfundim të riparimeve “të gjitha këto pallate janë shumë më të sigurtë e shumë më të bukur se sa përpara tërmetit”.

Gjatë inspektimit të punës në godinat ku po riparohen ambientet e përbashkëta.  Vijon me ritme të larta…

Posted by Emiriana Sako on Wednesday, February 24, 2021