Kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako ka inspektuar nga afër punën për rindërtimin e shkollës “Eftali Koçi” si dhe të kopshtit me të njëjtin emër.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Sako kujton se “Rindërtimi i kësaj shkolle dhe kopshti mundësohet nga programi EU4Schools zbatuar nga UNDP”.

Ndër të tjera, kryebashkiakja shton se Durrësit do ti shtohet edhe një sit i ri arkeologjik i zbuluar në kantierin e ndërtimit të kësaj shkolle.

Postimi i plotë:

Duke ndjekur punën për rindërtimin e shkollës “Eftali Koçi” si dhe të kopshtit me të njëjtin emër.

Rindërtimi i kësaj shkolle dhe kopshti mundësohet nga programi EU4Schools zbatuar nga UNDP. Në përfundim të saj, në muajin shtator të këtij viti, 550 nxënës dhe 45 fëmijë si dhe stafi pedagogjik do të zhvillojnë procesin mësimor në një godinë të re me kushte dhe standarte bashkëkohore.

Por përveç shkollës qytetit tonë i shtohet edhe një sit i ri arkeologjik i zbuluar në kantierin e ndërtimit të kësaj shkolle.

Për këtë sit të ri mjaft të rëndësishëm do të punojmë që ai të bëhet sa më shpejt i vizitueshëm nga qytetarët dhe turistët e shumtë që vizitojnë Durrësin