Kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako, ka ndjekur nga afër punimet për projektin transformues të lagjes 16, ku është në përfundim ndërhyrja në 18 pallate parafabrikate.

“Në këto 18 pallate janë rikonstruktuar tërësisht fasadat me qëllim eficiencën e energjisë, janë riparuar kafazet e shkallëve, është kryer hidroizolimi i tarracave si dhe janë lyer fasadat dhe ambientet e përbashkëta. Puna do të vazhdojë me heqjen e depozitave nga tarracat pasi furnizimi me ujë do të jetë me sistem të qendërzuar. Ky investim do të sjellë përmirësimin e cilësisë së jetës së banorëve të kesaj lagjeje, rritjen e vlerës së pronës së tyre si dhe rigjenerimin urban të zonës”,– shkruan ndër të tjera në rrjete sociale kryetarja e bashkisë.

Në bisedë me përfaqësuesit e firmës që po realizon punimet, Sako zbulon se pas ndërhyrjes në lagjen nr.18 dhe nr.16, rikonstruksioni i fasadave do të vijojë në të ardhmen edhe në zona të tjera të qytetit si lagjja nr.17 etj.