Kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako, ka inspektuar nga afër punimet e kryera për rikonstruksionin e rrugës “Papa Klementi XI”.
Në postimin në rrjete sociale, të cilin e shoqëron edhe me foto nga takimet me banorët e saj, Sako thekson se këto investime shkojnë në interes të qytetarëve të Durrësit.
“Po kryejmë një sërë investimesh në të gjithë bashkinë e Durrësit në shërbim të qytetarëve. Gjatë inspektimit të rikonstruksionit të një tjetër rruge. Asfaltimi i rrugës “Papa Klementi XI” me gjatësi 616 metra lehtëson lëvizjen e mjeteve dhe këmbësorëve dhe i shërben rreth 500 banorëve të kësaj zone. Rehabilitimi i kësaj rruge përfshiu mbylljen e kanalit, vendosjen e kolektorit ujëmbledhës dhe asfaltimin. Kjo rrugë do të pajiset dhe me sinjalistikën përkatëse dhe ndriçim LED”,– shkruan Sako në postimin e saj.