Kryetarja e bashkisë së Durrësit Emiriana Sako ka inspektuar nga afër punimet për rikonstruksionin e rrugës “Shkodra” një aks i rëndësishëm në zonën e Spitallës me gjatësi rreth 800 metra.

Punimet në këtë rrugë përveç asfaltimit përfshijnë edhe kanalizimet e ujërave të bardha e të zeza, trotuaret dhe ndriçimin.

“Rehabilitimi i kësaj rruge si dhe i rrugëve të tjera kryesore si “Azem Hajdari”, “Petrit Llaftiu”, “Shoqata e Durrësit”, “Ohri” dhe “Kashta e Kumtrit” po kryhen në kuadër të projektit të rikualifikimit urban në zonën e Spitallës, i cili krahas rrugëve kryesore përfshin edhe rehabilitimin e rrygëve dytësore në brendësi të kuartallit.”,– shkruan kryebashkiakja në rrjete sociale.