Kryebashkiakja Emiriana Sako ka inspektuar punimet e rikonstruksionit të shkollës “Pren Simoni” në Draç në njësinë administrative Ishëm.
Sako bën me dije se rikonstruksioni i kësaj shkolle përfshin edhe çatinë e re si dhe rrethimin e objektit dhe kjo shkollë në shtator do të jetë gati për të hapur dyert për 124 nxënësit e saj.
Shkolla e Draçit dhe 6 objekte të tjera arsimore në zona të ndryshme të bashkisë Durrës po rikonstruktohen me fondet e bashkisë dhe do të jenë gati të mirëpresin nxënësit në sezonin e ri shkollor.
Ndërsa nga Programi i Rindërtimit njësia administrative Ishëm ka përfituar 3 shkolla të reja dhe një kopsht nga të cilat 2 shkolla kanë përfunduar ndërsa kopshti i ri do të jetë gati në muajin tetor.