Kryebashkiakja Emiriana Sako ka inspektuar punimet për mbylljen e kanalit të ujërave të larta 2.6 kilometra të gjatë në zonën e Spitallës.
Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në “Facebook”, Sako bën të ditur se janë mbyllur deri tani 1.3 kilometra të këtij kanali dhe do të vijohet me fazat e tjera me buxhetin e bashkisë për mbylljen e 1.3 kilometrave të tjera.
Po në rrjete sociale, Sako ka ndarë fotot nga një takim me banorët e lagjes nr.15.
“Aktualisht po mbaron investimi për rrjetin e ujit të pijshëm, një kërkesë e rëndësishme e këtyre banorëve që po zgjidhet përfundimisht. Menjëherë pas këtij investimi fillojmë punën për rikonstruksionin e rrugës Princ Vidi”, shkruan ndër të tjera kryetarja.
Postimet e plota:





