Kryebashkiakja e Durrësit Emiriana Sako ka inspektuar së bashku me  kryetarin e këshillit bashkiak Ani Dyrmishi punën për rehabilitimin e rrugëve të lagjes “Adriatiku”, në njësinë administrative të Katundit të Ri.

“Rrugët “Demokracia”, “Bytyçi”, “Kënetë”, “Ranore”, “Adriatiku” dhe rruga “Istrefi” janë rrugët e kësaj lagjeje me gjatësi totale 1,6 kilometra që janë në proces rikonstruksioni ku përfshihet sistemimi i rrugës me shtresa çakulli, stabilizant, asfaltimi dhe bankina në të dyja krahët e rrugëve.

Asfaltimi i këtyre rrugëve lehtëson ndjeshëm qarkullimin e mjeteve dhe i shërben 1000 banorëve të kësaj zone”,- shkruan Sako në rrjete sociale.