Kryebashkiakja e Durrësit Emiriana Sako ka inspektuar nga afër ditën e sotme punimet për rindërtimin e shkollës së mesme sportive kombëtare “Benardina Qerraxhia” si dhe të konviktit të kësaj shkolle.
Në postimin e saj në rrjetet sociale, Sako shkruan se “Rindërtimi i këtyre dy godinave mundësohet me financimin e BE nepermjet programit EU4Schools zbatuar nga UNDP.”
Ndër të tjera ajo shkruan se pas përfundimit të rindërtimit nxënësit dhe mësuesit e shkollës dhe konviktit do të qëndrojnë në godina të reja me standarte evropiane.
Postimi i plotë:
Duke ndjekur nga afër punimet për rindërtimin e shkollës së mesme sportive kombëtare “Benardina Qerraxhia” si dhe të konviktit të kësaj shkolle.
Rindërtimi i këtyre dy godinave mundësohet me financimin e BE nepermjet programit #EU4Schools zbatuar nga UNDP.
Në përfundim të punës stafi pedagogjik, 250 nxënës te shkollës dhe 150 nxënës që do të qëndrojnë në konvikt do të jenë në godina të reja me kushte dhe standarte evropiane.