Kryebashkiakja e Durrësit emiriana Sako ka bërë me dije se ka filluar puna për rehabilitimin e dy rrugëve në zonën e kodër vilës.
Sako shprehet se “Asfaltimi i rrugëve “Hysen Matlija” dhe një degëzimi të rrugës “Anastas Durrsaku” në lagjen nr. 1 lehtëson ndjeshëm lëvizjen e mjeteve dhe këmbësorëve dhe i shërben të gjithë banorëve të kësaj zone.”
Postimi i plotë:
Vijon puna për rehabilitimin e rrugëve dhe hapësirave publike në të gjithë territorin e bashkisë Durrës.
Ka filluar puna për rehabilitimin e dy rrugëve në zonën e kodër vilës. Një tjetër zotim i mbajtur në përgjigje të kërkesës së banorëve. Asfaltimi i rrugëve “Hysen Matlija” dhe një degëzimi të rrugës “Anastas Durrsaku” në lagjen nr. 1 lehtëson ndjeshëm lëvizjen e mjeteve dhe këmbësorëve dhe i shërben të gjithë banorëve të kësaj zone.