Kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako në një postim në rrjetet sociale shkruan se kanalet vaditëse dhe kulluese janë duke u hapur dhe pastruar për t`i shërbyer fermerëve.

Konkretisht Sako shkruan se “Ka filluar puna për pastrimin e kanalit të parë vaditës në Kameras në njësinë administrative të Manzës. Ky kanal me gjatësi 1 kilometër vadit rreth 200 hektarë tokë.”

Postimi i plotë:

Kanalet vaditëse e kulluese në Bashkinë e Durrësit janë duke u pastruar dhe hapur për t’i shërbyer fermerëve.

Ka filluar puna për pastrimin e kanalit të parë vaditës në Kameras në njësinë administrative të Manzës.
Ky kanal me gjatësi 1 kilometër vadit rreth 200 hektarë tokë.

Pastrimi i këtyre kanaleve mundëson që uji të shkojë në çdo parcelë duke i shërbyer fermerëve të zonës