Kryebashkiakja e Durrësit bën me dije se ka filluar puna për rikonstruksionin e 9 pallateve në lagjen 12.
“Këto godina do të rikonstruktohen tërësisht në fasada me qëllim efiçencën e energjisë, do te riparohen kafazet e shkalleve dhe ambientet e perbashketa, do te kryhet hidroizolimi dhe lyerja.”, shkruan Sako në “Facebook”.
Postimi i plotë:
Projektet transformuese të lagjeve 16 dhe 18 po i përdorim si model edhe për lagje të tjera të qytetit. Kemi filluar punën për rikonstruksionin e 9 pallateve në lagjen 12.
Këto godina do të rikonstruktohen tërësisht në fasada me qëllim efiçencën e energjisë, do te riparohen kafazet e shkalleve dhe ambientet e perbashketa, do te kryhet hidroizolimi dhe lyerja.
Pra, ky investim do te sjellë përmirësimin e cilësisë së jetës së banorëve të kesaj lagjeje si dhe rritjen e vlerës së pronës së tyre.