Kryebashkiakja Emiriana Sako ka marrë pjesë në aktivitetin e organizuar ditën e sotme në Durrës në kuadër të hapjes së sezonit turistik.
Në një postim në rrjetet sociale, Sako shkruan se këtë sezon veror funksionojnë 5 qendra shëndetësore verore përgjatë vijës bregdetare të Durrësit të cilat do t’i vijnë në ndihmë 24/7 pushuesve të shumtë.
Postimi i plotë:
Me Ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Albana Koçiu në takimin “Sezon Turistik i Shëndetshëm” ku morën pjesë personeli i qendrave shëndetësore të Durrësit.
Janë marrë të gjitha masat për një sezon turistik të shëndetshëm.
Në Durrës ka shumë qendra shëndetësore dhe ambulanca të reja dhe të rikonstruktuara këto vitet e fundit të cilat ofrojnë shërbim mjekësor në ambiente moderne dhe turistët e shumtë që na vizitojnë.
Këtë sezon veror funksionojnë qendra shëndetësore verore pergjatë vijës bregdetare të Durrësit të cilat do t’i vijnë në ndihmë 24/7 pushuesve të shumtë.