Për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe pushuesve, Bashkia e Durrësit ka vendosur ndalimin e qarkullimit të monopatinave dhe mjeteve të tjera elektrike në disa hapësira publike të qytetit.
“Me qëllimin që të garantohet siguria e qytetarëve dhe pushuesve, veçanërisht në zonat e shëtitjes ku ka qarkullim të lartë 🚶këmbësorësh kemi vendosur të ❌ndalojmë qarkullimin e monopatinave dhe mjeteve të tjera elektrike në këto shëtitore dhe sheshe publike:
🔸Shëtitorja e plazhit
🔸Shëtitorja “Taulantia “
🔸Sheshi “Liria “
🔸Shëtitorja tek Shkëmbi i Kavajës
🔸Vala Park
🔸Sheshi “Moikom Zeqo” në hyrje të Durrësit
🔸Shëtitorja në bregdet, Ishëm
Strukturat e 👮Policisë Bashkiake kanë nisur menjëherë kontrollet dhe marrjen e masave në terren duke kryer veprimet përkatëse aty ku janë konstatuar shkelje.
✅Ftojmë qytetarët dhe vizitorët të tregojnë bashkëpunim dhe ndërgjegjësim për respektimin e rregullave, në funksion të një qyteti më të sigurt për të gjithë.”, shkruan kryebashkiakia Emiriana Sako.





