Kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako ka marrë pjesë sot në takimin e dytë të Këshillit të Përbashkët Konsultativ me Komitetin e Rajoneve të Bashkimit Europian, që u zhvillua në Tiranë.
Në këtë takim, që u përqendrua në tema si Bashkitë dhe Integrimi në BE: Plani i Rritjes dhe Fondet e BE-së si Mundësi për Zhvillimin Vendor, Rëndësia e Decentralizimit Fiskal dhe Qëndrueshmërisë Financiare për Demokracinë Vendore etj, kryebashkiakja Sako theksoi se “mbështetja e BE-së duhet të bëhet më e prekshme për qytetarët tanë, në mënyrë që ata të fillojnë të përjetojnë standardet evropiane të shërbimeve që sot, teksa vendi ynë ndodhet në negociata për anëtarësim.”
Postimi i Sakos:
Në takimin e dytë të Këshillit të Përbashkët Konsultativ me Komitetin e Rajoneve të Bashkimit Europian që u zhvillua në Tiranë.
Së bashku me Ministrin e Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, Ambasadorin e BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato, Këshilltarin Rajonal të Toskanës, Antonio Mazzeo, Drejtoren Ekzekutive të Shoqatës Kombëtare të Bashkive, Adelina Farriçi, përfaqësues të BE, ekspertë vendas e të huaj, kryetarë të disa bashkive të vendit, morëm pjesë në këtë event ku u prezantua projekti “BE për Bashkitë” si dhe bashkëbiseduam për tema të ndryshme si Bashkitë dhe Integrimi në BE: Plani i Rritjes dhe Fondet e BE-së si Mundësi për Zhvillimin Vendor, Rëndësia e Decentralizimit Fiskal dhe Qëndrueshmërisë Financiare për Demokracinë Vendore. U diskutua gjithashtu për rolin që kanë qeverisjet vendore në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.
Në fjalën time theksova se mbështetja e BE-së duhet të bëhet më e prekshme për qytetarët tanë, në mënyrë që ata të fillojnë të përjetojnë standardet evropiane të shërbimeve që sot, teksa vendi ynë ndodhet në negociata për anëtarësim.





