Kryebashkiakja Emiriana Sako së bashku me Ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, zhvilluan një dëgjesë me fermerët e Qarkut të Durrësit për Skemën Kombëtare 2026.
“Një proces i hapur konsultimi për të ndërtuar një skemë të drejtë dhe efikase dhe që i përgjigjet nevojave të fermerëve.
Fokusi është rritja e standardeve të prodhimit #MadeInAlbania, në përputhje me standardet e BE-së, për të mbështetur fermerët dhe për të rritur konkurrueshmërinë e produkteve vendase”, shkruan Sako në “Facebook”.





