Kryetarja e bashkisë Durrës, Emiriana Sako ka marrë pjesë në “Forumin e 3-të Socio-Ekologjik” të zhvilluar në Shkup, ku merrnin pjesë kryetarë të bashkive nga vendet e Ballkanit Perëndimor.
Teksa ka ndarë fotot nga takimi “në këtë forum të rëndësishëm, që trajtoi çështje të energjisë dhe mbrojtjes së mjedisit”, Sako ka treguar edhe për çfarë ka folur aty.
“U ndala në disa pika kryesore që kanë të bëjnë me menaxhimin e mbetjeve në qytetin tonë, situata përpara reformës territoriale dhe pas saj, transformimi i menaxhimit të mbetjeve vitet e fundit, rigjenerimi urban“, shkruan Sako ndër të tjera.
Postimi i plotë:
Në “Forumin e 3-të Socio-Ekologjik” të zhvilluar në Shkup dhe organizuar nga Friedrich-Ebert-Stiftung (FES), Olof Palme International Center (OPIC) dhe Instituti për Demokraci Sociale e Progres.
Në këtë forum të rëndësishëm që trajtoi çështje të energjisë dhe mbrojtjes së mjedisit merrnin pjesë kryetarë të bashkive nga vendet e Ballkanit Perëndimor.
Në diskutimin tim u ndala në disa pika kryesore që kanë të bëjnë me menaxhimin e mbetjeve në qytetin tonë, situata përpara reformës territoriale dhe pas saj, transformimi i menaxhimit të mbetjeve vitet e fundit, rigjenerimi urban, përfshirja e shoqërisë civile dhe e shumë aktorëve të tjerë në mbrojtjen e mjedisit si dhe ndërgjegjësimi në shkolla, turizmi dhe rëndësia e menaxhimit të mbetjeve, projektet që kanë të bëjnë me energjinë e mjedisin si dhe projektet e mëdha që po zbatohen në Durrës e që do ti japin një hov të ri zhvillimit të qytetit tonë.