Ditën e sotme po mbahen homazhet për nder të aktorit të shquar, Mjeshtrit të Madh, Mirush Kabashit, i cili u ndaj nga jeta në moshën 75-vjeçare.
Kryebashkiakja Emiriana Sako ka qenë e pranishme dhe ndërsa ka ndarë pamjet në “Facebook” ka shprehur “ngushëllimet më të thella për familjen, miqtë dhe të afërmit”.
Për të ndjerin, Sako ka thënë se “përveçse një artist shumë i dashur për të gjithë shqiptarët, ai ishte edhe një qytetar i nderuar me vlera të mëdha njerëzore, personalitet i shquar i Durrësit dhe i gjithë vendit.”
Postimi:
Në homazhet në nderim të Mjeshtrit të Madh të skenës dhe ekranit, Mirush Kabashi. 💔
Shpreh ngushëllimet e mia më të thella për familjen, miqtë dhe të afërmit. Aktori i madh ka lënë gjurmë të pashlyeshme në artin dhe kulturën shqiptare. Por përveçse një artist shumë i dashur për të gjithë shqiptarët, ai ishte edhe një qytetar i nderuar me vlera të mëdha njerëzore, personalitet i shquar i Durrësit dhe i gjithë vendit. Figura të tilla i japin vlerë të madhe qytetit tonë dhe të gjithë kombit shqiptar dhe ata do të nderohen dhe respektohen maksimalisht pasi kontributi i tyre është i jashtëzakonshëm.
I përjetshëm qoftë kujtimi i tij! 🙏