Kryebashkiakja në detyrë e Durrësit është takuar së bashku me kryetarin e qarkut Alfred Mullaraj dhe kryetarin e këshillit bashkiak Ani Dyrmishi me përfaqësues të këshillit të pakicës kombëtare shqiptare të prefekturës bregdetare malore Pavlinski, Rijeka.
Delegacioni mik përbëhej nga Ermina Lekaj Prljaskaj deputete shqiptare në parlamentin kroat, Gani Xharrahi kryetar i këshillit shqiptar të prefekturës, Kastriot Noshi anëtar i këshillit dhe Remzi Bajraktari nënkryetar i shoqatës shqiptare në prefekturën Pavlinski, Rijeka.
Sipas kryebashkiakes Sako, gjatë takimit u “bashkëbisedua rreth marrëdhënieve midis dy vendeve si dhe për të forcuar bashkëpunimin midis dy qyteteve tona me projekte konkrete në fushën e turizmit, kulturës dhe në të gjitha nivelet dhe fushat e tjera të mundshme. Po kështu biseduam për të filluar procesin e binjakëzimit midis Rijekës dhe Durrësit.”