Kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako, e pranishme në panelin për Energjinë, Mjedisin dhe Transportin, në Kongresin e PS, ka vënë theksin në transformimin e qytetit bregdetar përmes disa projekteve të rëndësishme, të mbështetura nga kryeministri Rama, të tilla si Eko Parku, porti turistik, porti tregtar, realizimi i shëtitores së plazhit etj.
Njëkohësisht, gjatë fjalës së saj, Sako është ndalur edhe tek masat e marra për të garantuar mbarëvajtjen e sezonit turistik.
Postimi i plotë:
Në Kongresin Kombëtar të Partisë Socialiste , në panelin për Energjinë, Mjedisin dhe Transportin, me ministret Belinda Balluku dhe Mirela Kumbaro.
Në fjalën time e vura theksin tek transformimi i Durrësit drejt një qyteti turistik evropian në sajë të mbështetjes së fuqishme të qeverisë shqiptare dhe kryeministrit Rama me projektet madhore të Eko Parkut , porti turistik, projekti i shëtitores së plazhit, porti tregtar e projekte të tjera.
Durrësi është kryeqyteti i turizmit shqiptar ndaj u ndala tek masat që kemi marrë për sezonin turistik si: pastrimi i territorit në të gjitha zonat pasi pa pastrim nuk ka turizëm, garantimi i sigurisë publike, shtimi i sipërfaqeve të gjelbëra, promovimi i atraksioneve të shumta turistike të qytetit. Punojmë çdo ditë për një qytet më të pastër, më të ndriçuar dhe më të gjelbër. Siguri-Përkujdesje-Zhvillim.