Kryebashkiakja e Durrësit Emiriana Sako, ka diskutuar ditën e sotme në tryezën e konsultimit me pushtetin vendor për sektorët prioritar dhe me ndikim në jetë e qytetarëve.
Në postimin e saj në rrjetet sociale, Sako shkruan se “Durrësi dhe Shijaku ishin në raundin e parë të takimeve të përbashkëta, me të zgjedhurit vendorë, për të diskutuar projektet strategjike dhe çështje të tjera të rëndësishme për buxhetin 2024.”
Postimi i plotë:
Së bashku me zëvendëskryeministren Belinda Balluku, ministrat Mirela Kumbaro Furxhi , Anila Denaj dhe Arbjan Mazniku, në tryezat e konsultimit me pushtetin vendor.
Durrësi dhe Shijaku ishin në raundin e parë të takimeve të përbashkëta, me të zgjedhurit vendorë, për të diskutuar projektet strategjike dhe çështje të tjera të rëndësishme për buxhetin 2024.
Diskutime mbi tema konkrete, si turizmi, bujqësia, infrastruktura apo edhe mjedisi kanë vëmendjen kryesore, si sektorë prioritarë dhe me ndikim të gjerë në jetën e qytetarëve.