Kryetarja e Bashkisë së Durrësit Emiriana Sako ka nënshkruar një marrëveshje me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Durrës, për të ndërmarrë nisma në mbrojtje të biznesit në qytetin bregdetar.
Në postimin në rrjetet sociale, Sako shkruan se për arritjen e kësaj marrëveshje ka bashkëbiseduar me përfaqësues të rrjeteve të supermarketeve kryesore në Durrës.
Kryebashkiakja bën me dije se pikat kryesore janë:
-Marrjen e masave ligjore dhe administrative për evadimin e mbetjeve sipas fashave të caktuara të orareve gjë që është në funksion të përgatitjeve që po bëjmë për sezonin turistik.
-Dakordësimi lidhur me uljen e çmimeve të produkteve të shportës, produkteve higjeno-sanitare dhe mjeteve mësimore, për të rinjtë që përfitojnë nga Karta e Studentit që ofron Bashkia e Durrësit.
Postimi i plotë:
Me Kryetarin e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Durrës, Alban Isteri nënshkruam Marrëveshjen e Bashkëpunimit, me qëllimin për të ndërmarrë nisma të përbashkëta që i shërbejnë nxitjes dhe mbrojtjes së klimës së biznesit në Durrës.
Gjithashtu, në kuadër të forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional me biznesin, bashkëbisedova me përfaqësuesit e rrjeteve të super marketeve kryesore në Durrës lidhur me problematikat e bizensit.
Gjatë takimit u ndalëm në dy momente kryesore:
Marrjen e masave ligjore dhe administrative për evadimin e mbetjeve sipas fashave të caktuara të orareve gjë që është në funksion të përgatitjeve që po bëjmë për sezonin turistik.
Dakordësimi lidhur me uljen e çmimeve të produkteve të shportës, produkteve higjeno-sanitare dhe mjeteve mësimore, për të rinjtë që përfitojnë nga Karta e Studentit që ofron Bashkia e Durrësit.