Kryebashkiakja e Durrësit ka zhvilluar vizitë sot në kishën ortodokse Apostull Pavli dhe Shën Asti të Durrësit me rastin e Krishtlindjes.
Sako thotë se kjo festë që përçon mesazhin e paqes, harmonisë dhe dashurisë mes njerëzve le të shërbejë për të treguar shpirtin human dhe për t’u solidarizuar me njëri-tjetrin.
“Sa më shumë mirësi dhe lumturi për qytetarët e Durrësit dhe të gjithë shqiptarët”, uron kryetarja e bashkisë së Durrësit.
Sako shoqërohej nga prefekti Emiljan Jani, deputetja Milva Ekonomi si dhe përfaqësues të PS-së lokale.