Kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako, ka njoftuar nisjen e një procesi të ri riorganizimi brenda strukturave të Partisë Socialiste në këtë qytet.
Në një postim në rrjetet sociale, Sako bën të ditur se diskutimet janë zhvilluar gjatë Asamblesë së Partisë Socialiste të Shqipërisë në Durrës, ku u theksua nevoja për forcimin dhe rienergjizimin e strukturave në të gjitha nivelet.
“Në asamblenë e PS të Durrësit 🌹 ku diskutuam për nisjen e një proçesi të ri riorganizimi në të gjitha strukturat tona, që do të shtrihet në çdo nivel, me fokus forcimin dhe rienergjizimin e tyre me synim fitoren e radhës në zgjedhjet e ardhshme.”, shkruan Sako.





