Kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako, ka njoftuar përmes rrjeteve sociale vijimin e punimeve për përmirësimin e infrastrukturës në qytet.

Sipas saj, aktualisht ekipet e bashkisë po punojnë në lagjen 4, ku po hiqen kabllot ajrore të internetit nga fasadat e pallateve dhe po sistemohen në rrjetin nëntokësor.

Sako bën të ditur se ndërhyrje të tilla janë kryer edhe në zona të tjera të Durrësit dhe puna do të vijojë gradualisht edhe në lagje të tjera të qytetit, me qëllim përmirësimin e estetikës urbane dhe rritjen e sigurisë së infrastrukturës.

“Punojmë çdo ditë për të mirëmbajtur dhe përmirësuar infrastrukturën e qytetit.
Aktualisht, ekipet tona po largojnë kabllot ajrorë të internetit nga fasadat e pallateve në 📍 lagjen 4 dhe po i sistemojnë ato në rrjetin nëntokësor.
Këto ndërhyrje janë kryer në zona të ndryshme të qytetit dhe do të vijojnë edhe në lagje të tjera.”, shkruan Sako.