Kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako njofton nisjen e punimeve për rikonstruksionin e një tjetër aksi në qytetin bregdetar.
“Ka filluar puna për rikonstruksionin e rrugës “Dalip Peza” në lagjen 17 me gjatësi 560 metra që i shërben 5500 banorëve të zonës. Gjithashtu duke qenë një nyje e rëndësishme, rehabilitimi i saj lehtëson ndjeshëm qarkullimin. Punimet në këtë rrugë përfshijnë asfaltimin, trotuaret dhe ndriçimin.”,- njofton kryetarja e bashkisë përmes një postimi në rrjete sociale.
Më herët gjatë ditës, ajo njoftoi nisjen e punimeve për rikonstruksionin e rrugës “Tepelena”, në ish-Kënetë.