Kryebashkiakja Emiriana Sako njofton se një tjetër terren sportiv i është shtuar qytetit të Durrësit.

Sako shkruan në një postim në rrjetet sociale se së bashku me drejtoreshën ekzekutive të World Vision në Shqipëri, Eljona Elmazi, përuruan terrenin e ri sportiv në shkollën 9 vjeçare “Rinia” në njësinë administrative Katund i Ri.

Kryebashkiakja shton se “Ky terren sportiv do ti shërbejë jo vetëm 266 nxënësve të shkollës dhe 57 fëmijëve të kopshtit me të njëjtin emër, por edhe banorëve të komunitetit.”

Postimi i plotë:

Një tjetër terren sportiv multidisiplinor me standarte bashkëkohore i shtohet Durrësit.

Së bashku me drejtoreshën ekzekutive të World Vision në Shqipëri, Eljona Elmazi, përuruam një terren të ri sportiv në shkollën 9 vjeçare “Rinia” në njësinë administrative Katund i Ri.

Kjo shkollë dhe palestra janë ndërtuar tërësisht të reja para 3 vitesh ndërsa ky terren i ri sportiv sapo ka përfunduar duke u mundësuar nga bashkia e Durrësit dhe World Vision.

Ky terren sportiv do ti shërbejë jo vetëm 266 nxënësve të shkollës dhe 57 fëmijëve të kopshtit me të njëjtin emër, por edhe banorëve të komunitetit.

Ne kemi qëllim të investojmë në krijimin e sa më shumë terreneve sportive jo vetëm në qytet por në të gjitha njësitë administrative.