Kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako, ka njoftuar vendosjen e tabelave të reja të qarkullimit rrugor në disa degëzime të rrugës “Pavarësia” dhe rrugës “Agaveve”, në zonën e Plazhit.
Sipas Sakos, sinjalistika e re synon përmirësimin e qarkullimit dhe rritjen e sigurisë rrugore, ndërsa drejtuesit e mjeteve dhe qytetarët ftohen të tregojnë kujdes dhe të respektojnë tabelat e vendosura.
Njoftimi i plotë:
Njoftojmë të gjithë qytetarët se në zonën e Plazhit, në disa nga degëzimet e rrugës “Pavarësia” dhe rrugës “Agaveve” janë vendosur tabela të reja të qarkullimit rrugor, të cilat përcaktojnë ndalimin e qëndrimit dhe lëvizjen me sens unik.
Rrugët ku janë vendosur tabelat përkatëse janë:
📍Rruga “Andon Boshnjaku”
📍Rruga “David Selenica”
📍Rruga “Teuta”
📍Rruga “Rrota e Kuqe”
📍Rruga “Vegimi”
📍Rruga “Gjon Buzuku”
📍Rruga “Tre Vëllezërit Thanasi”
📍Rruga “Demokracia”
📍Rruga “Bajram Curri”
📍Rruga “Agaveve”
📍Rruga “Lule Bore”
📍Rruga “Qafë Botë”
📍6 degëzimet e rrugës “Qafë Botë”
📍Rruga “Brindisi”
📍Rruga “Dëshmorët e Policisë”
📍Rruga “Porta e Detit”
Ftojmë të gjithë drejtuesit e mjeteve dhe qytetarët të tregojnë kujdes dhe të respektojnë sinjalistikën e vendosur, me qëllim përmirësimin e qarkullimit dhe rritjen e sigurisë.
Faleminderit për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin tuaj!





