Kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako, ka inspektuar sot punimet në godinën e re të parkimit publik në qendër të qytetit, një projekt që po finalizohet dhe pritet të hapet shumë shpejt për qytetarët dhe vizitorët.
Së bashku me drejtorin e Fondit Shqiptar të Zhvillimit (FSHZH), Dritan Agolli, Sako pa nga afër ecurinë e punimeve dhe nënvizoi se objekti nuk do të shërbejë vetëm si hapësirë parkimi, por edhe si një qendër multifunksionale ku do të zhvillohen aktivitete të ndryshme.
Postimi i plotë:
Së bashku me drejtorin e Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli, vizituam sot godinën e parkimit publik 🅿️ në Durrës, objekt tashmë drejt finalizimit dhe shumë shpejt bëhemi gati për ta hapur atë për qytetarët dhe vizitorët. 📌Kjo godinë nuk ka vetëm hapësira parkimi por është një qendër ku do të kemi mundësi të realizojmë aktivitete të ndryshme.
















