Kryebashkiakja Emiriana Sako ka reagaur për humbjen e Mirush Kabashit. Me anë të një statusi në “Facebook”, Sako i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve e miqve për ndarjen nga jeta të aktorit të shquar, kolosit të teatrit dhe kinematografisë shqiptare, “Nderi i Kombit”, Mirush Kabashi. 

“Ndarja nga jeta e një personaliteti të madh si Kabashi është një fatkeqësi jo vetëm për njerëzit e tij të afërt por për të gjithë qytetarët e Durrësit dhe të gjithë vendit pasi ai ishte një artist i mbarë popullit shqiptar.

Mjeshtri i Madh i Punës”, Mirush Kabashi, ka interpretuar rreth 100 role në teatër dhe filma, duke gdhendur dhjetëra karaktere të papërsëritshëm, po kështu ishte një nga interpretuesit më të mëdhenj të poezisë në Shqipëri si dhe aktivist i shumë kauzave sociale, zë i fortë i çështjes kombëtare. Ai ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në artin dhe kulturën e kombit shqiptar.

U prehtë në paqe”, shkruan Emiriana Sako.