Kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako, ka prezantuar përmes një postimi në rrjete sociale ndërhyrjet që po bëhen në infrastrukturën rrugore të 3 akseve në Durrës.
Së bashku me Fondin Shqiptar për Zhvillim po realizohet rikonstruksioni i akseve “Nikolla Tupe”, “Tefta Tashko” dhe rruga e Lamëve, në një gjatësi totale 1881 metra.
“Ndërkaq ka perfunduar rruga “Azem Hajdari” 1 kilometër e gjatë e rikonstruktuar me fondet e bashkisë. Rehabilitimi i këtyre rrugëve në njësinë administrative Rrashbull i shërben banorëve të zonës dhe lehtëson ndjeshëm qarkullimin e mjeteve dhe të këmbësorëve.”,– shkruan Sako.
Postimi i plotë: