Kryebashkiakja Emiriana Sako ka pritur në një takim sot ambasadorin e Republikës së Çekisë në vendin tonë, Jaroslav Ludva.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Sako bën me dije se e ka njohur ambasadorin çek me resurset e jashtëzakonshme që ka Durrësi veçanërisht për turizmin.

“Bashkëbiseduam gjithashtu rreth forcimit të bashkëpunimit në fusha të ndryshme si atë ekonomike, tregtare apo kulturore me projekte konkrete.”, shkruan ajo ndër të tjera.

POSTIMI I PLOTË

Në një takim me ambasadorin e Republikës së Çekisë në Shqipëri, Jaroslav Ludva. E njoha ambasadorin çek me resurset e jashtëzakonshme që ka Durrësi veçanërisht për turizmin.

Po kështu diskutova me ambasadorin mik lidhur me ecurinë e procesit të rindërtimit që vijon me ritme të larta pavarësisht vështirësive që ka patur gjatë rrugës si pasojë e pandemisë.

Bashkëbiseduam gjithashtu rreth forcimit të bashkëpunimit në fusha të ndryshme si atë ekonomike, tregtare apo kulturore me projekte konkrete. Një temë e veçantë që diskutuam ishte ajo e bashkëpunimit midis universitetit të Durrësit dhe atij të Pragës për shkëmbime eksperiencash akademike por edhe për bursa që do tu ofrohen studentëve shqiptarë.