Kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako ka pritur në takim ditën e sotme ambasadorin e Azerbajxhanit në Shqipëri, Anar Huseynov.
Në një postim në rrjetet sociale, Sako shkruan “E njoha ambasadorin me historinë e qytetit dhe resurset që ofron Durrësi sidomos në sektorin ekonomik dhe atë të turizmit duke qenë edhe destinacioni më i madh turistik i vendit.”
Postimi i plotë:
Zhvillova një takim me ambasadorin e Azerbajxhanit në Shqipëri, Anar Huseynov.
E njoha ambasadorin me historinë e qytetit dhe resurset që ofron Durrësi sidomos në sektorin ekonomik dhe atë të turizmit duke qenë edhe destinacioni më i madh turistik i vendit.
E vumë theksin edhe në rritjen e bashkëpunimit ekonomik, turistik e kulturor midis dy vendeve si dhe zbatimin e projekteve të përbashkëta në të ardhmen.