Kryebashkiakja dhe njëherësh kandidatja për një mandat të dytë për Durrësin, Emiriana Sako, ka nisur mëngjesin e kësaj të marte me publikimin e foto albumit të takimit me gratë dhe vajzat e Durrësit së bashku me kryeministrin, Edi Rama.

“Krenare edhe për ekipin socialist të këshillit bashkiak, gratë dhe vajzat e të cilit, mjekë, mësuese, juriste, pedagoge, intelektuale të qytetit u prezantuan në këtë event.

Me mbështetjen e grave e vajzave dhe të gjithë qytetarëve të Durresit do të nisim një rrugëtim 4-vjeçar ku të gjithë së bashku do të jemi protagonistë të transformimit të Durrësit në një nga qytetet më të rëndësishem në rajon dhe destinacion kryesor turistik të Mesdheut”, shkruan Sako.