Kryetarja e bashkisë së Durrësit dhe njëkohësisht kandidate e PS Emiriana Sako e shoqëruar nga drejtuesi politik i qarkut Adrian Çela, sekretari organizativ i PS Blendi Klosi dhe deputeti Alban Xhelili ka zhvilluar një takim me banorët e Rrashbullit. Njësia administrative Rrashbull ka përfituar shumë investime në infrastrukturë, janë rikonstruktuar 18 akse rrugore si dhe janë ndërtuar disa objekte arsimore. Kështu është shprehur Sako, e cila shtoi se të tjera investime do të kryhen gjatë këtij viti:

“Ne kemi përfunduar godinat arsimore në këtë njësi, është rindërtuar shkolla “Vëllezërit Haradinaj”, ndërkohë që në plan është edhe shkolla e mesme e bashkuar “Besnik Hidri” në Shënvlash.
Sako shtoi se në njësinë administrative Rrashbull, përveç rrugëve të rindërtuara gjatë viteve të fundit do të kemi edhe shëtitoren e re të Plazhit që nis nga Ura e Daljanit dhe përfundon në Shkëmbin e Kavajës.

Sekretari organizativ i PS Blendi Klosi është shprehur se kjo zonë ka pësuar një ndryshim të madh, po të shohësh investimet e kryera dhe kjo është arsyeja që kaq shumë njerëz po anagazhohen me ne, sepse ne dhe kryetarja e bashkisë Emiriana Sako mbështesim njerëzit e thjeshtë duke dëgjuar dhe zgjidhur hallet dhe shqetësimet e njerëzve. Klosi tha se: “këtë vit do të kemi mundësi të shohim disa investime madhore që japin efektet e tyre, do të shohim Emiriana Sakon kur të inagurohet Eko Parku më 1 qershor dhe banorët e zonës nuk do të bashkëjetojnë më me plehrat; po kjo kryetare do të inaugurojë edhe nisjen e punimeve për portin turistik dhe investime të tjera madhore”.

Gjatë këtij muaji pritet të nisin punimet për rrugën te Kodra e Kuajve, ndërkohë që dy rrugë të tjera do të ndërtohen në Xhafzotaj. Investimet e rëndësishme që janë duke u kryer, si Eko Parku, porti i marinës, porti i mallrave në Porto Romano pritet të japin një zhvillim të mëtejshëm jo vetëm zones në fjalë, por gjithë bashkisë së Durrësit.