Kandidatja e PS për bashkinë e Durrësit, Emirjana Sako ka shpallur fitoren në zgjedhjet e 6 marsit, duke fituar në avantazh të thellë me kundërshtarët e saj.

Në një postim në “Facebook”, ajo shpreh falenderimet për të gjithë qytetarët e Durrësit që e votuan teksa zotohet se do të punojë me përkushtim e me pasion në detyrën e saj.

Sako numëron 39.090 vota duke shënuar një diferencë të thellë me vendin e dytë, kandidatin e “Shtëpisë së Lirisë”, Ardian Mukën i cili ka marrë 19.844 vota, ndërsa Luan Hoti ka arritur të marrë 7928 vota.

Postimi:

Falenderoj të gjithë qytetarët e Durrësit për besimin e dhënë për të vazhduar punën për transformimin e qytetit.
Kjo fitore është një përgjegjësi e madhe që më jep privilegjin ti shërbej me përkushtim e pasion qytetit dhe të gjithë qytetarëve të Durrësit.