Në vijim të fushatës elektorale për zgjedhjet e 30 qershorit, kandidatja socialiste për bashkinë e Durrësit, Valbona Sako ka shpërndarë libra në disa shkolla 9-vjeçare të qarkut.
Përmes një postimi në Facebook, Sako bën me dije se përmes këtij kontributi modest ka si qëllim të kuptojë nevojat e arsimit 9-vjeçar në qytetin bregdetar.
POSTIMI I PLOTË
Bashkë më të rinjtë e Durrësit, sot shpërndamë libra në disa shkolla 9-vjeçare në Durrës, Jubë dhe Bisht-Kamëz.
Qëllimi i këtij aktiviteti, ishte që nëpërmjet këtij kontributi modest, të kuptonim dhe nevojat e arsimit 9-vjeçar në Qarkun e Durrësit. Me drejtuesit e këtyre shkollave 9-vjeçare, gjithashtu diskutuam gjerësisht projektet që janë planifikuar dhe çfarë duhet prioritizuar në mandatin e ardhshëm.
Në programin tonë, kemi planifikuar që Bashkia e Durrësit, të jetë shumë aktive në drejtim të përgjegjësive dhe detyrimeve që i takojnë përsa i përket arsimit publik.





