Një park i ri po krijohet në zonën e Spitallës, aty ku më parë ekzistonte një kanal problematik që shkaktonte shqetësime për banorët.

Kryebashkiakja Emiriana Sako bën me dije se, pas ndërhyrjes me infrastrukturën përkatëse dhe mbylljes së kanalit, zona po shndërrohet në një hapësirë publike me vlerë për banorët e Spitallës.

Sipas projektit, hapësira do të përfshijë shtigje për ecje, pistë biçikletash, terrene sportive, kënde lojërash për fëmijë dhe ambiente pushimi për të moshuarit, ndërsa punimet po vijojnë në bashkëpunim me Fondin Shqiptar të Zhvillimit.

Postimi i plotë:

Një park i ri urban po merr formë në zemër të zonës 📍 së Spitallës, duke sjellë një transformim të shumëpritur për komunitetin.

Nga një kanal i hapur, ku derdheshin ujëra të zeza dhe të bardha – një problem serioz dhe burim shqetësimi për banorët – sot, falë këtij investimi, është ndërtuar infrastruktura përkatëse inxhinjerike dhe është realizuar mbyllja e tij, duke e kthyer në një hapësirë publike me vlerë për banorët e Spitallës.

Parku do të ofrojë shtigje për shëtitje, pistë biçikletash 🚴, terrene sportive 🏀, kënde lojërash për fëmijët 🛝 dhe zona pushimi për të moshuarit.

Së bashku me FZHSH, po punojmë për përfundimin e këtij projekti dhe për ta bërë atë plotësisht funksional për komunitetin.