Kandidatja në garë për bashkinë e Durrësit, Emiriana Sako ka zhvilluar një takim me banorët e lagjes nr.13 të qytetit bregdetar.

Ndërsa ka bërë një bilanc të punëve që janë përfunduar në zonën e plazhit, Sako ka ndarë me qytetarët edhe planet e bashkisë për investimet e ardhshme.

Postimi i plotë:

📍Plazh, zona e rëndësishme turistike e qytetit tonë 🌊, do të pësojë transformim akoma më të madh falë projekteve madhore që kanë nisur, por edhe investimeve të parashikuara nga Bashkia.

🛣Së shpejti nisin punimet për shëtitoren e re të plazhit, që do ta kthejë tërë zonën nga më modernet e bregdetit të Adriatikut🌊. Ky investim do të ecë paralelisht me projektin e Marinës Turistike dhe do të bëjë të mundur lidhjen e qytetit me Shkëmbin e Kavajës✅.

✅Janë riparuar shkolla, banesa individuale🏡 dhe 120 pallate🏬 të zonës.

✔️Gjithashtu në këtë zonë parashikohen investime në infrastrukturën rrugore🚧si dhe rehabilitim kuartallesh midis blloqeve të banimit. #EmirianaSako#VotoNr2️#DurrësieArdhmjaJonë