Kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako ka zhvilluar këtë të hënë një takim me biznesin fason që ushtron aktivitetin në qytetin bregdetar.

Përmes një postimi në rrjetete sociale, Sako shprehet se ky biznes do të ketë mbështetjen e vazhdueshme të pushtetit vendor.

Ndër të tjera, kryebashkiakja shkruan se “ftoj bizneset që të rrisin kapacitetet dhe vendet e punës dhe ne jemi këtu për të mbështetur sipërmarrjen e lirë dhe për të lehtësuar biznesin me programe konkrete.”

Postimi i plotë:

Në takimet me biznesin fason që ushtrojnë aktivitetin në Durrës. Duke vlerësuar programet e nxitjes së punësimit dhe rolin e biznesit durrsak, i sigurova bizneset për mbështetje të vazhdueshme nga pushteti vendor.

Ftoj bizneset që të rrisin kapacitetet dhe vendet e punës dhe ne jemi këtu për të mbështetur sipërmarrjen e lirë dhe për të lehtësuar biznesin me programe konkrete.

Mijëra gra e vajza punojnë në fasonët e Durrësit dhe ky është tregues i rëndësisë që ka ky biznes për qytetin.