Kryetarja e bashkisë së Durrës ka mirëpritur në një takim gratë dhe vajzat që drejtojnë biznese të ndryshme në qytet.

Teksa ka ndarë foto nga takimi, Sako ka dhënë detaje për atë çka u diskutua.

“Bashkëbiseduam mbi sfidat e grave në biznes si dhe për bashkëpunim më të ngushtë me këto gra e vajza me energji pozitive dhe plot ide të reja në këtë moment të rëndësishem kur Durrësi me projektet madhore ka hapur dritare të reja për biznesin“, shkruan ndër të tjera kryebashkiakja.

Postimi i plotë: