Kryetarja e bashkisë Durrës, Emiriana Sako ka mbledhur në një takim përfaqësues të AKUK dhe Ujësjellës Kanalizimeve Durrës.
“Diskutuam për bashkërendimin e punës për aksionin e Task-Forcës në kuadër të nisjes së fushatës për informimin dhe ndërgjegjësimin e subjekteve hoteliere mbi aktin normativ dhe rregulloren teknike“, shkruan kryebashkiakja në një postim në “Facebook” ndërsa apelon se “çdo subjekt që zhvillon veprimtari ekonomike, sipas aktit normativ për ujërat larës, duhet të plotësojë standardet për trajtimin e ujërave të ndotura!”
Postimi i plotë:
Në një takim me përfaqësues të AKUK dhe Ujësjellës Kanalizimeve Durrës me të cilët diskutuam për bashkërendimin e punës për aksionin e Task-Forcës në kuadër të nisjes së fushatës për informimin dhe ndërgjegjësimin e subjekteve hoteliere mbi aktin normativ dhe rregulloren teknike.
Çdo subjekt që zhvillon veprimtari ekonomike, sipas aktit normativ për ujërat larës, duhet të plotësojë standardet për trajtimin e ujërave të ndotura!
Ky është detyrim ligjor për të gjithë!





