Kryebashkiakja Emiriana Sako së bashku me deputeten, njëherazi Sekretaren e Gruas në PS, Evis Kushin, dhe deputetet Milva Ekonomi dhe Klodiana Spahiu kanë zhvilluar një takim me strukturat e Forumit të Gruas Socialiste të Durrësit.

“Bashkëbiseduam rreth punës që po bëjmë për riorganizimin dhe forcimin e strukturave tona, me qëllim që të afrojmë akoma më shumë gra dhe vajza pranë PS, e të nxisim angazhimin dhe kontributin e tyre politik e profesional në shërbim të qytetit“, shkruan Sako në postimin që shoqëron fotot.