Kryebashkiakja e Durrësit Emiriana Sako ka pritur ditën e sotme në një takim zëvendësministren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Kosovë, Daulina Osmanin.

Në postimin e saj në rrjetet sociale, ndër të tjera Sako shkruan “Diskutuam rreth bashkëpunimit mes dy institucioneve tona në kuadër të organizimit të një ngjarjeje të madhe sportive, atë të Lojërave Olimpike Mesdhetare 2030, që do të zhvillohen në Prishtinë dhe në Durrës”.

Postimi i plotë:

Prita në një takim zëvendësministren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Kosovë, Daulina Osmani, koordinatorin midis qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës Gentian Sala, këshilltarin për sportin Lis Dorambari dhe asistentin ekzekutiv Edison Dobraj.

Diskutuam rreth bashkëpunimit mes dy institucioneve tona në kuadër të organizimit të një ngjarjeje të madhe sportive, atë të Lojërave Olimpike Mesdhetare 2030, 🤽‍♀️🏊‍♂️🚣 që do të zhvillohen në Prishtinë dhe në Durrës, garat e sporteve ujore, si dhe koordinimit për hapat tona të mëtejshëm lidhur me këtë çështje.