Kryetarja e bashkisë Durrës, Emiriana Sako e shoqëruar nga deputeti i Partisë Socialiste Alban Xhelili, ka takuar ditën e sotme drejtues dhe punonjëse të fasonerive.

Sako thotë se gratë dhe vajzat e punësuara në këtë sektor do të kenë mbështetjen e vazhdueshme të bashkisë.

Gjithashtu, Kryebashkiakja shton se sipërmarrja e lirë i jep frymëmarrje ekonomisë së qytetit.

Postimi i Sakos:

Së bashku me deputetin, Alban Xhelili, në vijim të bisedave tona të vazhdueshme me drejtues dhe punonjës të biznesve fasone, dëgjuam nga afër nevojat e adresuara nga ky sektor.

Në këtë bashkëbisedim, i sigurova gratë dhe vajzat e punësuara në këtë sektor se do të kenë mbështetjen e vazhdueshme të Bashkisë.

Sipërmarrja e lirë ka qenë dhe do të jetë në fokusin e punës tonë, pasi është ajo që i jep frymëmarrje ekonomisë së qytetit dhe mirëqenies së çdo familje.