Gjatë këtyre ditëve të fushatës elektorale, të shumta kanë qenë takimet që kryebashkiakja e Durrësit ka zhvilluar me biznese të ndryshme në qytet, kryesisht të industrisë fasone.

Në një postim në rrjete sociale, të cilin e shoqëron me foto nga takimet me përfaqësues të këtij sektori. Sako ka qenë e shoqëruar nga deputeti i Durrësit Alban Xhelili.

“Në takime të shumta me përfaqësues të biznesit fason në Durrës. Qyteti ynë ka një numër të madh ndërmarrjesh të tilla që kontribuojnë në zhvillimin ekonomik, ndërkohë që punësohen edhe shumë vajza dhe gra në këto ndërmarrje. Gjatë bashkëbisedimit me pronarët e këtyre bizneseve dhe të punësuarit e tyre bashkëbiseduam se cfarë mund të bëjmë më shumë për të ndihmuar në zhvillimin e mëtejshëm të tyre. Sektori fason është shtyllë kryesore e biznesit dhe mban të punësuar prej vitesh mijëra persona.”,- shkruan Sako.