Kryebashkiakja e Durrësit Emiriana Sako ka zhvilluar ditën e sotme disa takime në rrobaqepësi të ndryshme të qytetit.

Sako shprehet se në këto takime ka njohur “mjaft gra dhe vajza duararta, të cilat prej vitesh punojnë në biznesin fason duke prerë dhe qepur veshje me porosi që kanë si treg vendet perëndimore.”

Sakaq, ajo shkruan në rrjetet sociale se do ta bëjë qytetin më të mirë.

Postimi i plotë:

Gratë dhe vajzat janë kontributore të fuqishme për familjet e tyre si dhe zhvillimin e bizneseve ku janë të punësuara.

Në disa takime të njëpasnjëshme që zhvillova në rrobaqepsi të ndryshme të qytetit njoha mjaft gra dhe vajza duararta, të cilat prej vitesh punojnë në biznesin fason duke prerë dhe qepur veshje me porosi që kanë si treg vendet perëndimore.

I përgëzova për punën e tyre të palodhur dhe i sigurova do ta bëjmë qytetin tonë më të mirë për të to dhe fëmijët e tyre.